Në këtë fundjavë mbi 50 mijë kosovarë kaluan në Shqipëri

Ditën Ndërkombëtare të Punës, që njihet si festa e 1 Majit, 53 mijë punëtorë kosovarë e kanë shfrytëzuar për të kaluar pushimet në Shqipëri. https://www.syri-vision.tv/

Me rastin e 1 Majit dhe festës së Pashkëve që ishte të dielën, për këto dy festa zyrtare insitutucionet e shtetit do të pushojnë të hënë dhe të martën. Për këto katër ditë pushim, sipas Policisë së Kosovës vetëm në pike kalimet kufitare me Shqipërinë kanë kaluar 53 mijë e 588 qytetarë. https://www.syri-vision.tv/
“Të premten më 30 prill, kanë kaluar kufirin 17 mijë 939, të shtunën më 1 maj 23 mijë e 516 dhe më 2 maj të dielën 12 mijë e 133 qytetarë”, thuhet nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës.

Ndërsa zyrtarja e drejtorisë së policisë kufitare në Gjakovë, Major Teuta Nimani në një deklaratë me shkrim për Tv Syri ka bërë të ditur se në pikë kalimet kufitare Vermicë, Qafë Morinë, Qafë Prush dhe Kullë vetëm në vikend kanë kaluar gjithësej 59 mijë e 184 persona dhe 19 mijë e 121 automjete.https://www.syri-vision.tv/

Fundjava ka qenë e mbingarkuar tej mase për pikat kufitare Kosovë-Shqipëri. Por edhe pse ka pasur fluks të qytetarëve dhe automjeteve në pikëkalimet kufitare, policia nuk ka hasur në ndonjë parregullsi ka thënë tutje Major Nimani.Përndryshe qeveria e kaluar me kryeministrin Avdullah Hoti kishte miratuar projektligjin, që në ditët e festave zyrtare kur i bie e shtunë ose e diel, nuk do të pushohet më të hënën. Ky projektligj ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Përkundër vështirësive zjarrëfikësit në krye të detyrës (video)

Read Next

Moti sot