Moti sot

Gjatë ditë së sotme në vend moti do të jetë i ndryshueshëm. Parashihet të ketë mot me diell dhe herë-herë edhe me vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 21 dhe 27 gradë celsius

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira të cilat kanë mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët. Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit. Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta. Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e Institut Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK). 

Read Previous

Në këtë fundjavë mbi 50 mijë kosovarë kaluan në Shqipëri

Read Next

​FDA gati të miratojë përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 deri 15 vjeç