Në Itali kapen gjashtë tonë kokainë, një shqiptar në mesin e të arrestuarve

35-vjeçari shqiptar Elvis Lleshaj, është në mesin e pesë të arrestuarve.

Në operacionin e zhvilluar nga policia italiane, u kapën edhe gjashtë tonë kokainë që kap vlerën e një miliard eurove.

Operacioni Anti-Drogë, u nisë mbrëmë. Autoritet italiane përfshijnë ndjekje me avionë dhe varka patrullimi.

Është arritur që të identifikohen dhe bllokohen dy anije, shkruan mediat italiane.

Personat e dyshuar janë identifikuar: Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra; Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç, banues në Tricase; Sami Mejri, tunizian, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto; Yanis Malik Bargas, francez, 19 vjeç, Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç./Sinjali/

Read Previous

Mblidhet Grupi Koordinues për anëtarësim në Këshill të Evropës, marrin pjesë edhe Kurti e Gërvalla

Read Next

Çështja e të zhdukurve ngec në dialogun Kosovë-Serbi