Në Hagë vazhdon sot gjykimi ndaj Salih Mustafës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjestarit të UÇK-së, Sali Mustafa.

Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të paraqes sot deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë.

Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes e cila tutje do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

/Klankosova.tv

Read Previous

Dy vjet nga viktima e parë si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Read Next

Kurti për zgjedhjet serbe: Duhet të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë