Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka sulmuar nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/

Read Previous

Komandanti i FSK-së, po qëndron në vizitë zyrtare në ShBA

Read Next

Senati i ShBA miraton projekt-ligjin e financimit prej 1.2 trilion dollarësh