Në Gjakovë mbahet konferenca e kardiologëve, bëhen të ditura të rejat e fundit në kardiologji

Kardiologë të shumtë u mblodhën sot në një konferencë shkencore në Gjakovë, organizuar nga shoqata e kardiologëve të Kosovës. Përmes kësaj konference synohet të prezantohen të rejat e fundit në fushën e kardiologjisë. Konferenca ishte e orientuar në katër sesione me prezantime të profesionistëve në tema të ndryshme, ndërkaq punimet i shpalli të hapura kryetari i shoqatës së kadiologëve Gani Bajraktari.

Read Previous

Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien: Konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Read Next

Parashikimi i motit