Në Gjakovë janë administruar 95.268 doza kundër virusit corona

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë tw ditur se gjatë 24 orëve janë testuar 1.707  persona, dhe 14 nga ta kanë rezultuar pozitiv, gjatë kësaj periudhe kohore një përson ka vdekur si pasojë e infektimit me virusin covid-19.

Ky inistitucion gjithashtu informon se gjatë kësaj kohe janë shëruar 16  qytetarë, duke e dërguar numrin e të shëruarve në 157.402 që nga fillimi i kësaj epidemie.


Ndërkaq, imunizimi kundër virusit covid-19, po vijon çdo ditë në qendrat e vaksinimit në nivel vendi ku deri më tani numri total i vaksinave të administuara është 1.575.375 doza.

Ndërsa sa i përket komunës së Gjakovës deri më tani janë administruar gjithsej 95.268 doza kundër virusit korona. Kurse nga raporti 24 orësh i spitalit “Isa Grezda”, thuhet se ky institucion shëndetësorë ka 7 pacientë të konfirmuar pozitiv.

Read Previous

Kurti: Numri i të punësuarve është rritur mbi 9 mijë punonjës

Read Next

SHBA i kërkon Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë të gjitha marrëveshjet