Mbeturinat inerte në hapësira publike jo vetëm që paraqesin një pamje të pahijshme për syrin por edhe imazh jo të mirë për vendin tonë. Këto mbeturina janë bërë shprehi që të hudhen në pjesët periferike të qytetit ose në afërsi të lumenjëve. Ndonëse këto veprime të qytetarëve nuk janë të hijshme, por faji nuk është i tëri i tyre. Gjatë ndërtimeve, ndërrimit të mobileve apo pastrimeve nëpër prona, mbetjet i nxjerrin pranë kontenjerëve në mungesë të një deponie të veçantë. Kompania rajonale e mbeturinave “Çabrati” nuk ka kapacitete për largimin e mbeturinave inerte dhe janë në pritje të krijimit të një deponie të veçantë.
Lidhur me këtë çështje kontaktuam udhëheqësen e sektorit për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Gjakovës, Albana Hana Bakalli, e cila përmes një shkrese tha se:
Në bashkëpunim me drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër jemi në proces të verifikimit të pronave që të zgjidhet ky problem. Ky është problem në nivel nacional dhe jo vetëm në komunën e Gjakovës por që megjithatë deri në gjetjen e një prone të posaqme i lusim qytetarët të kenë kujdes në hudhjen e mbeturinave të përmasave të mëdha.
Pastrimi i disa lokacioneve nga mbeturinat inerte brenda qytetit dhe jashrtë tij është bërë disa herë nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” dhe poashtu janë marrë edhe iniciativa të shumta nga organizatat mjedisore dhe ato joqeveritare. Por përkundër kësaj situata sa i përket mirëmbajtes dhe ruajtjes së mjedisit mbetet e njëjtë përsëri.