Në faljen e Kurban Bajramit u dhanë mesazhe për solidaritet dhe tolerancë

Si në gjithë vendin edhe në Gjakovë besimtarët myslimanë kremtuan festën e Kurban Bajramit.Manifestimi qëndror u mbajt në xhaminë e Hadum Agës…Festa filloj në orën 5 e 51 minuta me thirrjen e ezanit të faljes së namazit të Bajramit. Në këtë ditë u dhanë mesazhe për tolerancë e solidaritet,Faljen e namazit e udhëhoqi imami i xhamisë Safet Efendi Hoxha. Në hudben e tij Hoxha uroj që kjo festë  të shërbejë për më shumë mirësi dashuri në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.https://www.syri-vision.tv/

Nga këtu u tha se me devotshmëri dhe përpjekje të përbashkëta arrihet zhvillimi i vendit dhe mirëqenia sociale e popullit tonë.https://www.syri-vision.tv/

Xhamia ishte e mbushur me qytetarë, të cilët erdhën për të falur namazin e kësaj feste, përfshirë edhe oborri i kësaj xhamie.Besimtarët thanë se pandemia ishte një barrierë në kremtate mëparshme të kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë këtë sfidë.Begatia e rëndësishme e kësaj feste është edhe sofra e Bajramit e cila në bashkon me më të dashurit tanë, na bën të reflektojmë për familjet e të afërmit tanë e na ndërgjegjëson për ata që kanë nevojë për kujdesin dhe përkrahjen tonë.Mes tjerash u tha se në këtë ditë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njërëzit shtrijn dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqëroree njerëzore me sinqeritet dhe dashuri.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Statuti dhe strategjia e punës nuk e lejon QKMF-në të ofrojë shërbimin e dhënies së infuzioneve

Read Next

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Gjakovë