Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Gjakovë

Sot më datë 20.07.2021, një femër raportoi se ishte viktimë e njē vjedhje.

Ajo raportotoi në polici se: “Derisa ishte duke fjetur në shtepinë e saj në Rr.”Shote Galica” – në Gjakovë, rreth ores 05:00 një person i dyshuar ju kishte hedhur me gjunjë në trup dhe duke e shtrënguar per fyti ja kishte kërkuar të hollat, ku kishte arritur që ta marrë nga portofoli shumën prej 4(katër) Euro, si dhe nje telefon të markes Samsung në vlerën prej 50(Pesëdhjetë) Euro. Më pas i dyshuari ështē larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari e kishte fytyrën të mbuluar me një kapele në formë maske ku nuk i vërehej fytyra fare”.


Pas një pune operacionale hetimore është arritur që të arrestohet i dyshuari: SH. Z. I lindur më 2001 i perkatësisë ashkalinje, i cili në prezencën e avokatit ka pranuar në tërësi veprën me të cilën akuzohet.

Gjërat e grabitura si dhe kapela me të cilën dyshohet se është kryer vepra janë konfiskuar nga ana e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestarë në departamentin e krimeve të renda, dhe me urdhër, i dyshuari u ndalua në qendrën e ndalimit. Rasti është nën hetime.Komunikatë nga zëdhënësi i policisë rajonale në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

Rasti si i tillë është cilësuar si grabitje.

Read Previous

Në faljen e Kurban Bajramit u dhanë mesazhe për solidaritet dhe tolerancë

Read Next

Custom Essay Tips – How to Write an Online Essay