Është mbajtur debati i dytë publik për vitin 2021. Komuna e Gjakovës përmes rrjeteve sociale,ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë debat por përkundër kësaj pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e vogël. Kryetari i Komunës Ardian Gjini në hapjen e debatit tha se takime të tilla mundësojnë që legjisltaivi të marrë nga qytetarët, vërejtjet, sugjerimet, ankesat dhe të punojnë duke u bazuar në kërkesat e tyre.
Një qytetar tha që sot ka ardhur me tre kërkesa dhe ato janë kryesisht probleme me infrastrukturë.
Kryetari Gjini tha se ajo pjesë e qytetit ka pasur probleme me shpronësim por që tashmë ato janë zgjidhur dhe kjo rrugë është në procedurat e fundit.
Një qytetar tjetër nga fshati Skivjan pati ankesë për mbeturinat inerte dhe për mosasfaltimin e rrugës “Isuf Dinaj” pasi siç tha ai 99 përqind e fshatit janë taksapagues të rregullt.
Kryetari Gjini tha që kompanitë e kontraktuara gjatë fushatës politike edhe kanë mundur t’i ndalin punimet për ndonjë sherr politik, ku theksoi se se tash e tutje do të ketë 0 përqind falje për kompanitë që nuk i respektojnë afatet kohore.
Kërkesat nga qytetarët ishin të ndryshme ata kërkuan kryesisht ndriçim publik, parkingje, transporte për fëmijë, kanalizime por që kryetari Gjini tha që të gjitha punët do të përfundohen duke theksuar se 45 fshatra janë bërë me ujë të pijes, rrugët janë në përfundim po ashtu edhe ndriqimi publik.
Ndërsa viti 2023 do të jetë vit i fokusit në kanalizime pasi që është investim jashtëzakonisht i madh shtoi tutje Gjini.