Në Burgun e Dubraves sekuestrohen afro 290 gramë substancë narkotike

Në Qendrën Korrektuese në Dubrave, në brendi të zonës së burgut, oficerët korrektues kanë gjetur 245 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Ndërsa, në dy raste të tjera, të njëjtit kanë sekuestruar 26 qese me 34 gramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

E, në rastin tjetër, sipas njoftimit të policisë, në veshjen e të dyshuarit, oficerët korrektues kanë gjetur 9 gramë marihuanë.

Të trija këto raste, sipas njoftimit të policisë, janë në procedurë hetimore.

/KlanKosova/

Read Previous

PE-ja në mars voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Read Next

Kush janë eurodeputetët që votuan kundër liberalizimit të vizave dje në LIBE?