Biblioteka e qytetit “Ibrahim Rogova” në Gjakovë, ndonëse këtë vit është furnizuar më tepër se vitet e kaluara me tituj të rinj, lexues nuk ka aq sa duhet dhe numri i tyre ka rënë dukshëm.
Krahas mungesës së lexuesve këtu mungojnë edhe librat me tituj të ndryshëm nga alfabeti Brajd, me të cilët do të shërbeheshin kategoria e personave me nevoja të veçanta. Madje për këtë kategori nuk ka as hapësirë që ju ndihmonë për të qenë pjesë e lexuesve te bibliotekes së qytetit, kështu tha drejtori i bibliotekes Engjëll Berisha.
Ndër të tjera Berisha shtoi se ju jemi borxhlinj kësaj kategorie duke mos pasur mundësinë e ofrimit të kushteve dhe hapësirave të përshtatshme për këtë komunitet.
Në lidhje me këtë problematikë ne vizituam edhe shoqatën ‘’Iniciativa e të verberve’’ për të parë nëse posedojnë tituj librash për t’i lexuar. Mirëpo këtu situata nuk linte shumë për të dëshiruar. Krahas interesimit të madh për lexim këtu gjetëm vetëm një libër të cilën e kishte sjellë nga shtëpia, kryetari i kësaj shoqate Mark Pjetraj.
Për më teper ai shtoi se librat e alfabetit Brail do të ishin më efikase, sesa leximi nga dikush tjetër për ta.