Në Aeroportin e Prishtinës Dogana sekuestroi 56 kavanoza me mjaltë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin e Prishtinës ka konfiskuar disa kavanoza me mjaltë manuka të ciët një udhëtar i linjës Stamboll-Prishtinë nuk i ka deklaruar. 

Sipas doganës vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€.

“Më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti – Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll – Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar. Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë: 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€. 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€”, thuhet në njoftim.

Ky rast është trajtuar sipas procedurave ligjore të Doganës së Kosovës dhe rrjedhimisht mallrat janë sekuestruar./Koha.net

Read Previous

Osmani takon kreun e BIK-ut: Kosova po vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare

Read Next

Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve