Në katër vjetorin e vdekjes është përkujtuar kampioni i kërcimeve nga ura e Fshajtë ,Sali Riza Gërqina. Sportistët e klubit të kërcyesve “Bridge Divers” së bashku me familjarët dhe kryetarin e federatës së notit Astrit Haliti fillimisht kanë bërë homazhe tek varri i tij dhe tek vendi ku edhe ka humbur jetën.https://www.syri-vision.tv/
Kosova katër vite më parë ka mbetur pa një “dallëndyshe”. Sali Riza ka qenë njëri prej kërcimtarëve më të mirë në histori të Urës së Fshejt. Ai kishte zemër luani, pasi jo çdokush e ka guximin të kërcejë nga një lartësi e tillë, aq më pak në stilin “dallëndyshe”, kështu janë shprehur sportistët dhe familjarët.https://www.syri-vision.tv/
Gërqina, me kërcimet e tij në stilin “dallëndyshe”, i cili ishte një specialitet për të, ka arritur që në atë kohë të bënte për vete të gjithë dashamirët e këtij sporti atraktiv.Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, jo rrallëherë është bërë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij.https://www.syri-vision.tv/
Ai ishte kampion i shumëfishtë i kërcimeve, dhe nq cdo garë të kërcimeve Saliu ka impresionuar me saktësinë e tij në kërcimin nga lartësia në ujë.Ai ishte kampion i shumëfishtë i Kosovës i hedhjes nga lartësia. Sali Riza humbi jetën me 27 qershor të vitit 2017 aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt.https://www.syri-vision.tv/