Në 24 orë kryhen rreth 6 lindje në repartin e gjinekologjisë në Gjakovë

Gjinekologjia është reparti më i madh në spitalin e përgjithshm “Isa Grezda” në Gjakovë. Kujdestaria e një mjeku këtu është 24 orë, ndërsa e infermierëve është 12 orë. Mjeku kujdestar Milan Berisha, tha që puna e kujdestarisë natën është punë me përgjegjësi të madhe duke e ditur faktin që nga këtu nis jeta.

Por, situata ka ndryshuar në raport me vitet e kaluara për shkak që ka rënë numri i lindjeve. Kohëve të fundit, mesatarisht brenda 24 orëve në këtë repart kryhen rreth 6 lindje ku rreth 30% e tyre kryhen me prerje cezariane.

Reparti, po ashtu ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që duhet ti ketë një repart gjinekologjik.

Stafi i këtushëm thonë që, shqetësimi i vetëm vazhdonë të mbetet për vizitorët të cilët mund të bëhen bartës potencial të ndonjë virusi, duke e ditur që foshnja e sapolindur qëndron afër nënës së saj, dhe rrezikohet drejtëpërdrejt nga vizitorët.

Read Previous

Europol sjellë detaje dhe fotografi të operacionit që prangosi 45 shqiptarë

Read Next

Dashuria gjen kuptim në vargjet e Sabit Rrustemit