Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale – SBAShK apel presidentes: Mos e dekretoni, kthejeni sërish në Kuvend

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se Kosovës (SBAShK), ka reaguar lidhur me ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale. SBAShK thekson se me këto ndryshime diskriminimi vazhdon.

“Qeveria Kurti duke u trimëruar me numrin e votave vazhdon të nxjerr Ligje e të bëj ndryshime në Ligje pa bërë konsulta me palët që preken me këto vendime e Ligje. Një veprim i tillë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

SBASHK-u ka theksuar se në pritje që do të ftohen sindikatat nga komisioni dhe Ministri Murati për të ofruar propozime të argumentuara lidhur me këto ndryshime kishte përgatitur argumente, fakte e propozime konkrete, që do të bënin zgjidhje të përhershme dhe të drejtë për të gjitha palët që preken me këtë Ligj.

“Mirëpo, Qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar e me kryeneçësinë dhe u votuan ndryshime sa për të thënë e teksa diskriminimi vazhdon dhe zgjidhjet janë afatshkurta e të padrejta. Me këto ndryshime preken ligjet tjera, siç është rasti me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, i cili si vite kontributdhënëse ua njihte atyre që punuan në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës kohën nga viti shkollor 1989 e deri më 31 tetor 1999, kur edhe kishte përfunduar viti shkollor, që ishte zgjatur me vendimin e organeve të Kosovës të asaj kohe”, thuhet mes tjerash në reagim.

Tutje kjo sindikatë shton se me këto ndryshime është dashur që si vite kontribut dhënëse, përveç vitet e 90-ta, të njihen edhe koha deri më 1 shtator 2002 , gjegjësisht deri në kohën kur filli se funksionuari Trusti pensional sepse të punësuarve deri atëherë nuk u ishte krijuar mundësia institucionale për të ndarë kontribute pensionale.Reklama

“Qeveria Kurti po të donte ndryshime pozitive në këtë Ligjin për skemat pensionale nuk ka pasur nevojë të thirret në krijesat e se kaluarës sepse punëtorët arsimor, por edhe shumica e qytetarëve që moti e sidomos në fillimet e viteve të 90-ta kishin nisur rrugëtimin dhe në dëftesa e libreza nxënësish shkruante Republika e Kosovës dhe pastaj edhe UÇK-ja me gjak e sakrifica hodhi gurthemelet për shtetin e Kosovës. SBAShK po ashtu mendon se nëse Qeverisë Kurti i ka mbetur merak ky kriteri prej 15 vitesh, atëherë për të mos pasur diskriminim është dashur të bëhet një përshkallëzim nnë ketë forme:1. 15 vite 100%2. 13 deri 15 vite 75%3. 10 deri 13 vite 50 % e kështu me radhë sepse pa kaluar shumë kohë do të vërehet se ata që do të kenë , qoftë edhe dy ditë me pak nga këto 15 vite kontrubutdhënëse do të mbesin me pensionin e pleqërisë”, thuhet në reagim.

SBAShK-u i ka bërë apel presidentes Vjosa Osmani që të mos dekretojë këtë Projektligj të ndryshimeve, por ta kthej në Parlament në mënyrë që përmes dialogut me të gjitha palët e duke u bazuar në fakte e argumente të bëhen ndryshime e duke hequr çdo diskriminim e padrejtësi ndaj kujtdo qoftë. /Telegrafi/

Read Previous

Nga sot nis zbatimi i kontrollit të përbashkët kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Read Next

BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në veri