Ndotja e lumenjve një problem i madh në Kosovë (FOTO)

Në shumë vende të botës po luftohet çdo ditë e më shumë që përmes kauzave dhe thirrjeve të vazhdueshme të mos bëhet ndotja e ujit, shkruan KultPlus.

Aktivitetet njerëzore janë përgjegjëse kryesore për ndotjen e ujit, e ndotja e ujit prek rëndë peshqit dhe rezulton vdekjeprurëse për ta.

Si rezultat i ngordhjes së peshqve në ujë, një liqen ose përrua mund të marrë vite për t’u rikuperuar

Së fundmi gazetari dhe fotografi Arian Mavriqi ka publikuar disa foto të lumenjve, të cilat tregojnë se si po ndoten çdo ditë.

“Cka po shoh cdo dite ne lumenjet tane, dicka qe ta keput shpirtin!”, ka shkruar Mavriqi në “Facebook”.

Më poshtë ua sjellim fotografitë e publikuara dhe realizuara nga Arian Mavriqi. /KultPlus.com

Read Previous

Afro 3 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë që nga fillim i pandemisë

Read Next

​Nis minimaratona humanitare “Vrapo Babadimër”