Sot programi i mëngjesit ishte tërësisht i fokusuar në temën e martesës dhe ritualet e ndryshme që e përcjellin atë. E ku ka ndjenjë më sublime se dashuria, ajo sikur bëhet më e fortë dhe të ndjellë lumturi kur ti e ndan me të tjerët. Është e zakonshme ta ndash me njerëzit e zemrës por e jashtëzakonshme kur e ndan me një publik të tërë, e pikërisht kjo ndodhi sot në studion e programit të mëngjesit. Kurorëzim i dashurisë live në Çeli Sytë!
Po, po lexuat mirë, çiftet Linda dhe Nrek, Eriona dhe Durim na dhanë shfaqjen më të bukur të dashurisë, ne ju urojmë fat dhe shpresojmë të jemi një ogur i mbarë për ta e juve ju ftojmë ta ndiqni të plotë në videon më poshtë: