“Dardanët” mbajtën sot seancën e dytë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Franco Foda, para ndeshjeve miqësore të këtij muaji kundër Armenisë dhe Hungarisë.
Pjesë e lojtarëve të ftuar nga Foda është edhe portieri i Llapit, Ilir Avdyli, i cili po ndihet i privilegjuar që është pjesë e Kombëtares së Kosovës, raporton KosovaPress.
“Privilegj i madh të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës. Kam qenë pjesë e grumbullimit edhe para 7 vitesh kur nuk ishim të pranuar, por sot është krejtësisht ndryshe, ka konkurrencë të fortë dhe është ndjenjë tejet e veçantë”, tha Avdyli.
Kosova do të përballet me Armeninë më 22 mars, ndërsa katër ditë më vonë, respektivisht më 26 mars do të zhvillojë ndeshje kundër Hungarisë./kosovapress/