Ndërron jetë një fëmijë 3 vjeçar në Spitalin e Gjakovës

Një fëmijë 3 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellë një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kështu ka bërë të ditur policia.

Read Previous

Më pak gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Read Next

Ishte vendimtar në Euro 2024, top ylli i Spanjës merr një ofertë të madhe nga Arsenali