Ndërron jetë kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK, Nerxhivane Konushevci.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve Të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:


Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit e Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë̈ kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve./Indeksonline

Read Previous

Chelsea e nxjerr në shitje sulmuesin Tammy Abraham

Read Next

Osmani kundër idesë për ridefinim të kufijve, thotë se Sllovenia nuk duhet të identifikohet me dokumentin ‘non-paper’