Ndërron jetë eksperti i komunikacionit, Prof. Njazi Kusari

Eksperti i komunikacionit Prof. Njazi Kusari, i cili është njohur për kontributin e tij në fushën e komunikacionit, sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Ndryshe z.Kusari, studimet e lëmisë së komunikacionit i ka përfunduar në Slloveni, Ljubljanë ku dhe aty ka filluar karrierën si instruktor dhe trajner në fushën e patentë-shoferit. Kusari, duke qenë një pasionist i shquar i automobilizmit, për tre vite me radhë është shpallur kampion i trefishtë në garat e automobilizmit në ish Jugosllavi.

Pas kthimit për të kontribuar në Kosovë, Kusari është emëruar si Drejtor i Departamentit të Transporteve në shoqërinë aksionare “Modeli”. Pas përfundimit të luftës, angazhimi tij ka vazhduar në fushën e komunikacionit në Ministrinë e Infrastrukturës si Ekzaminer dhe Anëtar i Bordit për licencim dhe rilicencim të auto-shkollave në nivel të Kosovës. Pas pensionimit, angazhimi tij ka vazhduar si ligjërues profesional në kolegjin “Tempulli”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me dt. 28.05.2022 në varrezat e qytetit të Gjakovës ndërsa homazhet do të bëhen në po të njëjtën ditë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi“ nga ora 10:00-14:00./GazetaBlic/

Read Previous

Mbeturinat përskaj lumenjëve, shqetësim për aktivistët

Read Next

Moti sot