Sot ndërroi jetë në moshën 77 vjecare mësuesi dhe ish drejtori i shkollës “Emin Duraku” Nazmi Rizvanolli. Për nder të jetës dhe veprës së tij sot në qendrën didaktike u mbajt mbledhje komemorative. Në këtë mbledhje morën pjesë familjarë e kolegë të të ndjerit me ç’rast vlerësuan lart kontributin e tij.
Mbledhja komemorative përfundoi mes lotësh, për të vazhduar në varrezat e qytetit ku edhe do të prehet veprimtari Rizvanolli.