Ndërrohet komanda e KFOR-it

Më 11 tetor komandën e KFOR-it do ta mmarrë gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani.

Zyra për informime misionit të NATO-s, KFOR, në një njoftim për media, bënë të ditur se ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVIII dhe KFOR XXIX do të mbahet në Shtabin e këtij misioni në Prishtinë, më 11 tetor 2024, në ora 11:00.

“Admirali Stuart B. Munsch Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli do të kryesojë ngjarjen. Gjeneralmajor i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani”, njofton KFOR./rtklive

Read Previous

Osmani i liston takimet në New York

Read Next

Kosova me rritje ekonomike apo rritje çmimesh?