Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit të nesërm të liderëve politik, të ftuar nga Albin Kurti.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca do të mbahet të dielën nga ora 11:00.
“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që e solli dje, sot u mblodhën përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë paraprake”.
“Të gjithë ishin të mendimin që seanca sot të ndërpritet, pasi të mbahet nesër takimi i liderëve politik që është ftuar nga subjekti më i madh politik, të vazhdojmë me seancën me 29.06.2025 në ora 11:00”, është shprehur Dehari. /Klankosova.tv/