Komuna e Gjakovës, gjatë ditës së djeshme dhe sotme është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e rënies së stacionit Gjakova 2, 110, 10, që është aset i Kostit, kështu tha drejtori i distriktit të Kedsit në Gjakovë Kreshnik Sokoli.
Ai gjithashtu bëri apel te qytetarët që të kusejnë enerigjinë sa më shumë që të jetë e mundur pasi janë duke u përballur me një krizë energjetike.
Në pyetjen tonë se a do të ketë ndërprerje të tilla edhe në ditët në vazhdim drejtori tha që duke qenë që është prishje e Kostit, ata nuk mund të japin një përgjigje të tillë.