Nderohen përmes homazheve dëshmorët dhe martirët në përvjetorin e 14 – të të shtetit të Kosovës

Ditën e nisën me homazhe te lapidari “Shokët e Lirisë”. Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë kanë vendosur kurora me lule duke nderuar kështu sakrificën e të gjithë të rënëve për pavarësinë që sot gëzon shteti i Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK në Gjakovë, Sadri Hoxha duke kujtuar rrugëtimin e Kosovës për këto 14 vite, shprehu edhe indinjatën e tij për padrejtësitë që po u bëhen ushtarëve të UÇK-së nga Gjykata në Hagë.

17 shkurti i 2008-ës shënon një epokë të re për popullin e Kosovës e për këtë më së shumti kanë kontribuar të rënët, të cilëve edhe u dedikohet lapidari “Shokët e Lirisë”

Read Previous

Nimani: Deklarata duhet ruajtur me shumë përkushtim

Read Next

CEO i BioNTech: Duhet të përgatitemi të jetojmë me virusin për 10 vitet e ardhshme