Në komunën e Gjakovës sot në orën 12:00 ka filluar procesi i vaksinimit në qendrën e mjekësisë familjare “Ereniku”. Në këtë fazë ata që do të imunizohen janë personat mbi moshën 65 vjeçare. Me të marrë këtë informatë në këtë qendër u shkaktuan tollovi nga qytetarët të cilët kishin ardhur për t’u vaksinuar.
Komuna e Gjakovës është furnizuar me 800 doza të vaksinws AstraZeneca.
Pasi që u shkaktuan radhë të gjata dhe tollovi nga ana e qytetarëve, intervenoi edhe policia e Kosovës të cilët dhanë kontribut në mbajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe në respektimin e distancës.