Menaxhmenti i shkollës fillore të mesme “Zekeria Rexha” sot me fillimin e periudhës së tretë shkollore ka marrë një vendim i cili ndalon përdorimin dhe posedimin e telefonave celularë në shkollë nga nxënësit. Ky vendim është marrë për një mori arsyesh të cilat na tregon drejtori i kësaj shkolle.
Në rast të mos respektimit të këtij vendimi drejtori tha se do të merren masa ndëshkuese.
Ky vendim është mirëpritur edhe nga nxënësit e kësaj shkolle, pasi sipas tyre mësimdhënësit i’u kanë ofruar ndihmë nëse ata do të kenë nevojë emergjente për të telefonuar prindërit ose familiarët e tyre.
Drejtori i shkollës tha se sot është thirrur edhe këshilli i prindërve në mbledhje ku do të diskutohet për këtë vendim. Ai tha që pret të ketë edhe mbështetjen e prindërve për rrespektimin e këtij vendimi nga ana e nxënësve.