Ndalohen tre të mitur si të dyshuar për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një zjarr kishte kapluar objektin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë, zjarr ky i cili kishte shkaktuar dëmë të mëdha në këtë objekt të rëndësishëm të kulturës.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, TV SYRI ka kuptuar se tre persona të mitur, që dyshohet të jenë shkaktar të këtij zjarri janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Burime të TV SYRI gjithashtu bëjnë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e instaluara për rreth lokacionit të objetit të Muzeut, dhe më pas personat në fjalë janë dërguar në Sektorin e Hetimeve Rajonale, ku në prezencën e avokatit, të prindërve si dhe të punëtorit social, të dyshuarit kanë pranuar fajsinë.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, në konsulim me prokurorin kujdestar.

/TVSYRI/

Read Previous

Subvencionimi i teksteve shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve

Read Next

Çfarë moti parashihet për shtator?