Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ndaluar 13 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale, si dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të Prokurorisë së Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, në kohëzgjatje prej 48-orësh.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në raste të ndara, ka ndaluar gjashtë persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit. /BetimipërDrejtësi