Ndahen mbi 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc

Është finalizuar procesi i përzgjedhjes së kontraktuesve për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

Ministria e Infrastrukturës ka përzgjedhur kompanitë fituese për tri prej katër lloteve të tenderit për “Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9- Segmenti Kijevë-Dollc”.

Sipas kontratës të publikuar në E-prokurimi, llotet 2,3 dhe 4 i kanë kushtuar në total Ministrisë së Infrastrukturës mbi 20 milionë euro.

Punimet për llotin e dytë sipas kontratës do t’i kryejë grupi i operatorëve ekonomik “Empreus” Sh.P.K, nga komuna e Prishtinës.

Vlera e kontratës së dhënë për këtë llot është 6 milionë e 232 mijë e 360 euro.

Punimet në llotin e tretë për “Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9- Segmenti Kijevë-Dollc” do të kryhen nga kompania “Lika Trade” Sh.P.K nga komuna e Deçanit dhe “Tofi Doo”, një kompanie me seli në Rozhajë të Malit të Zi.

Vlera e kësaj kontrate është 5 milionë e 436 mijë e 485 euro.

Kruese në llotin e katërt, fituese e kontratës është përzgjedhur një konsorcium i udhëhequr nga “Famis Co-HC”, një kompani nga Suhareka.

Vlera e kontratës për këtë llot është 9 milionë e 315 mijë e 268 euro.

Derisa për një llot nuk kanë përfunduar ende procedurat.

Të plotë kontratën të plotë mund ta gjeni KËTU.  /Telegrafi/

Read Previous

​Shileku-Shala: BQK-ja mbështet nismat që gratë ndërmarrëse të kenë përfshirje financiare

Read Next

Qeveria e Kosovës siguron mbulimin e trajtimit mjekësor për invalidët e luftës