Ndahen çmimet e AGK-së, Tv Syri triumfon në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNKT, nën koordinimin e Zyrës së Koordinatores për Zhvillim – Ulrika Richardson, ka mbajtur sot edicionin e 16-të të çmimeve vjetore të gazetarisë.

Edicioni i 16-të u mbajt nën moton “Portretizimi i përgjegjshëm i varfërisë”.

Këtë vit edhe televizioni Syri ishte pjesmarrës dhe doli triumfues në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”, duke portretizuar jetesën e vështirë të familjes së Leonita Smaqit në afërsi të lumit Krena. Në emër të televizionit për të marrë çmimin në ceremoni ishte gazetarja, Genta Zejnullahu.

Për realizimin e kësaj storje kontribouan dhe kameramani Bledar Rexha dhe montazhieri Leart Gjoka.

Bashkëngjitur gjeni dhe storjen fituese:

Read Previous

LVV reagon në lidhje me vjedhjen e naftës nëpër QMF

Read Next

Zgjatet afati për regjistrim të votuesve me nevoja të veçanta