Ndahen 2.5 milionë euro për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë ndarë 2 milionë e 541 mijë euro për vazhdimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit.

Postimi i plotë i Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini:

“Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam dy kontrata për dy fazat në vazhdim për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit. Do të ndërtohen tribuna lindje, tribuna jug dhe fusha e gjelbër. Ky investim i komunës për të dy llotet është në vlerë prej 2 milionë e 541 mijë euro. Dy kompanitë fituese të kontratave PE-VLA-KU dhe Fidani-L janë kompani të cilat janë dëshmuar në projekte të mëhershme”, përfundon Gjini. /syrivision/

Read Previous

Kurti uron 4 Korrikun, e quan të përjetshme aleancën me ShBA-në

Read Next

Arda Guler merr vendim për klubin e ardhshëm?