NBA: Luka Doncic i jep fitoren Dallas, Detroit dhe Atlanta triumfojnë jashtë fushe

Creator: Jerome Miron | Credit: USA TODAY Sports via Reuters Con

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA. Ekipi i Detroit fitoi 106-82 ndaj Brooklyn në fushën e këtij të fundit, në një ndeshje pa shumë histori. Të gjithë titullarët e Detroit Pistons realizuan mbi 13 pikë.

Jashtë fushe fitoi edhe ekipi i Atlanta, që mposhti 126-111 New Orleans. Jalen Johnson me 29 pikë e Trae Young me 23 pikë ishin vendimtar për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Ingram për Pelicasns.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Dallas, që në shtëpi triumfoi 108-85 ndaj Orlando. Luka Doncic me 32 pikë ishte lider në fushë për teksanët, që ngjisin disi shkallët në renditje. /Telesport.al/

Read Previous

E-Kosova: Ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesat e fëmijëve

Read Next

BBC: ​Kushdo që të fitojë, rezultati i zgjedhjeve në SHBA do të jetë historik