NBA Cup përcakton çiftet çerekfinaliste

Sezoni 2024-2025 i NBA do të ndalet sot për ndeshjet e Kupës, ose NBA-Cup, që do të luajë sezonin e tij të dytë.

Tashmë janë përcaktuar tetë skuadrat e kualifikuara në fazë çerekfinale, 4 nga secila Konferencë, që do të luajnë për një vend në gjysmëfinale. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 10 – 11 dhjetor.

Ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 14 dhjetor dhe finalja e NBA Cup do të zhvillohet në Las Vegas, më 17 dhjetor. Vjet, në edicionin e parë, fitues doli skuadra e Lakers, që u eliminua më herët.

Ky event zhvillohet paralelisht me ndeshjet e sezonit të rregullt të NBA. /Telesport.al/

NBA-Cup, çerekfinale

Milwaukee – Orlando, New York – Atlanta,
Oklahoma – Dallas,
Houston – Golden State

Read Previous

F1, Norris: Këtë sezon mësova shumë, vitin tjetër dua titullin për pilotë

Read Next

Ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë