NATO paralajmëron rritje drastike të mbrojtjes kundër Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Evropa duhet të rrisë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake për të përballuar një Rusinë në ringjallje, duke theksuar ritmin e paprecedent të prodhimit të municioneve nga Moska, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për New York Times, Rutte vlerësoi edhe kontributin e ish-presidentit amerikan Donald Trump për nisjen e dialogut me Vladimir Putinin, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për paqen.

Rutte theksoi se, megjithë angazhimin e shtuar financiar të aleatëve evropianë, përfshirë mbështetjen e madhe për Ukrainën, sfida qëndron edhe në mungesën e kapaciteteve industriale për prodhimin e armëve dhe në numrin e pamjaftueshëm të personelit. 

Ai paralajmëroi se siguria në Arktik, Atlantik dhe Evropë ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin global dhe në interesat strategjike të SHBA-ve.

Pavarësisht përpjekjeve për dialog, Rutte vuri në dukje dështimin e bisedimeve të paqes në Stamboll për shkak të mosangazhimit serioz të Rusisë, duke nënvizuar nevojën që Ukraina të mbetet e fortë ushtarakisht për të penguar agresionet e ardhshme.

Sekretari i NATO-s hodhi poshtë kritikat ruse ndaj rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës, duke i cilësuar ato si propaganda dhe një tregues i efikasitetit të parandalimit. 

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me Koreano-Veriorët, Kinën dhe Iranin, të cilët sipas tij përforcojnë pozicionin e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Izraeli dërgon një delegacion në Katar për bisedime me Hamasin

Read Next

Lideri i Iranit del në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës me Izraelin