“Nuk është tepër vonë që Ukraina të mbizotërojë. Liria e Ukrainës nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të vdesë”.
Kështu ka deklaruar presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, në fillim të mbledhjes së Komitetit Ushtarak të Aleancës.
“Dhe, aleatë, nëse do t’ju duhej të zgjidhnit midis përmbushjes së objektivave të NATO-s ose mbështetjes së Ukrainës, ju duhet të zgjidhni Ukrainën. Stoqet mund dhe do të rimbushen. Jetët e humbura humbasin përgjithmonë”, ka shtuar./Albanianpost.com