NATO në kaos pasi SHBA njofton se prioritetet e saj të sigurisë qëndrojnë diku tjetër

Creator: Reinhard Krause | Credit: REUTERS

Fjalimi i sekretarit amerikan të mbrojtjes, Pete Hegseth këtë javë, ka shkaktuar një kaos në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO – duke ngritur pyetje shqetësuese në lidhje me angazhimin e Amerikës ndaj sigurisë evropiane, sipas AP.

Hegseth u tha të mërkurën pothuajse 50 mbështetësve perëndimorë të Ukrainës – se ai ishte bashkuar në takimin e tyre – për të shprehur drejtpërdrejt dhe pa mëdyshje se realitetet e zymta strategjike i pengonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fokusoheshin kryesisht në sigurinë e Evropës.

“SHBA-ja përballet me kërcënime konsekuente ndaj atdheut tonë. Ne duhet – dhe jemi – të fokusuar në sigurinë e kufijve tanë”, tha ai.

Hegseth tha se Ukraina nuk do të merrte të gjithë territorin e saj nga Rusia dhe nuk do të lejohej të bashkohej me NATO-n, gjë që do të ofronte garancinë përfundimtare të sigurisë që presidenti rus Vladimir Putin të mos e sulmonte më kurrë atë.

Ai këmbënguli se NATO nuk do të përfshihej në asnjë forcë të ardhshme që mund të kërkohej për të kontrolluar paqen në Ukrainë.

Evropianët dhe vendet e tjera do ta bëjnë këtë, por evropianët do të duhet të paguajnë për të.

“Asnjë trupë amerikane nuk do të marrëpjesë në një operacion të tillë”, paralajmëroi ai.

Përtej kësaj, Hegseth tha se NATO nuk do të shpëtonte asnjë komb evropian të përfshirë në atë forcë – nëse sulmohej nga Rusia.

Është e paqartë se çfarë roli do të luante SHBA-ja, megjithëse Rusia është e sigurt që do të testojë vendosmërinë e forcës nëse Amerika nuk ofron mbështetje.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu tha se NATO përballet me “momentin e së vërtetës”.

“Të thuash se NATO është aleanca më e madhe dhe më e fuqishme në histori – është e vërtetë, duke folur historikisht. Por, pyetja e vërtetë është nëse do të jetë kështu edhe pas 10 apo 15 vitesh”, tha ai. /ATSH/

Read Previous

Vance: SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja

Read Next

Vendi shtesë në Ligën e Kampionëve, Spanja parakalon Italinë