NATO konfirmoi të hënën se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi për të ndihmuar në luftën e saj kundër Ukrainës dhe se disa tashmë janë vendosur në rajonin Kursk të Rusisë, ku Rusia po lufton një inkursion ukrainas.
“Sot, mund të konfirmoj se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësitë ushtarake të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin e Kurskut”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Rutte tha se masa përfaqëson “një përshkallëzim të rëndësishëm” në përfshirjen e Koresë së Veriut në konflikt dhe shënon “një zgjerim të rrezikshëm të luftës së Rusisë”.
Deklaratat e tij erdhën pasi një delegacion i nivelit të lartë të Koresë së Jugut, duke përfshirë zyrtarë të lartë të inteligjencës dhe ushtarakë, si dhe diplomatë të lartë, informuan 32 ambasadorët kombëtarë të aleancës në selinë e NATO-s në Bruksel./AP/