NATO kërkon nga Kosova shtensionim të situatës në Veri

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të de-përshkallëzojnë menjëherë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin situatën përmes dialogut.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarja e NATO-s, duke cituar statusin e saj në median sociale “Twitter”.

“Ne kërkojmë nga institucionet në Kosovë që të de-përshkallëzojnë menjëherë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin situatën përmes dialogut. KFOR-i i NATO-s mbetet vigjilent dhe do të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt”, shkruan ajo. /Albanianpost.com

Read Previous

Autoritetet ukrainase: Rusia po planifikon një incident të rremë bërthamor në Zaporizhzhia

Read Next

Flamuri i Kosovës vendoset edhe në Komunën e Zveçanit