Flamuri i Kosovës vendoset edhe në Komunën e Zveçanit

Në komunën e Zveçanit tashmë janë vendosur flamujt e shtetit të Kosovës, ndërsa janë larguar ata serbë.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur të futet të premten në objektin e komunës, vetëm pas asistimit të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, të premten u tensionua situata në veri të vendit pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë u lënduan pesë policë si dhe u dëmtuan katër vetura zyrtare.

Pas tensionimit të situatës në veri pati edhe reagime të ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata dhe mos të ketë provokime nga asnjëra palë. /Telegrafi/

Read Previous

NATO kërkon nga Kosova shtensionim të situatës në Veri

Read Next

Rusia kryen sulme të reja në Bahkmut dhe Kharkiv