Kur filluan t’i përdorin ato “maska” frymëzuan “meme”, duke krahasuar tifozët e Real Madridit, ndër të tjera, me Bane, keqbërësin e njohur të Batman. Sidoqoftë, maskat e Antonio Pintus, përgatitësit fizik të Real Madridit, janë bërë imazh i zakonshëm te merenguesit, sidomos në periudha parasezonale.
Është një nga mjetet me të cilat veteran italian i kësaj fushe bën me rreze X kapacitetin e oksigjenit që mund të marrë futbollisti. Emri i tij teknik është “metabolimetër” dhe ofron një matës thelbësor për të kontrolluar, së bashku me testet e tjera të stresit, pikën e fitnesit të ekipit në një mënyrë shumë më të saktë.
Të mërkurën, ky test ishte edhe një herë rutinë e njohur për veteranët si Modric e Carvajal. Të sapoardhurit Mbappé dhe Endrick e provuan atë për herë të parë, në kontekstin e Real Madridit. Këto “maska” i vijnë në ndihmë Pintus në një nga verat më komplekse në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.
“Rreshterit”, siç skuadra e quan me dashuri, i është dashur të planifikojë një parasezon “ekspres”, me lojtarët që do të bashkoheshin me grupin deri në katër data të ndryshme, duke pasur në kalendar direkt një titull më 14 gusht, sikurse ishte Superkupa e Europës. Në fakt ky është raundi i dytë me skuadrën e plotë pas pesë ditëve që kishin merenguesit para finales së Varshavës.
Pintus po përgatit nag një ‘kostum fizik’, të përshtatur për secalin futbollist. “Me këto teste mund të individualizoj punën e secilit lojtar, – shpjegoi vetë Pintus në RMTV për “maskat”. – Kjo metodë na ndihmon gjithashtu të dimë nëse duhet të insistojmë në punë aerobike apo jo, me idenë për të parandaluar dëmtimet”.
Nuk është e lehtë për të. Një nga momentet që përdorin zakonisht trajnerët fizikë të nivelit të lartë për t’iu dhënë “llustrën” e fundit ekipeve të tyre (dhe për të përmirësuar nënshkrimet “in extremis”) është pushimi i zakonshëm i shtatorit, i cili këtë vit do të zgjasë nga data 2 deri më 13.
Ndryshe nga klube të tjera, Pintus nuk do ta ketë “lëndën e parë” për punën e tij, futbollistët. Pothuajse të gjithë titullarët dhe shumë nga rezervat kryesore do të largohen në ekipet e tyre kombëtare për sfidat zyrtare të shtatorit. Një një situatë të tillë, Pintus vetëm mund të lutet që askush të mos kthehet nga sfidat e kombëtareve respektive me ndonjë lëndim apo shqetësim.
Në pushimin e ardhshëm, Pintus do të duhet të kënaqet duke vazhduar të planifikojë në detaje atë që do të vijë. Më shumë në letër, sesa në bar. Duke parë skuadrën aktuale dhe marrë parasysh listat e fundit të kombëtareve të ndryshme, është shumë e mundshme që vetëm pesë lojtarë të Real Madridit të mbeten në Valdebebas, nën kujdesin e italianit: Courtois (nëse nuk kthehet me Belgjikën), Lucas Vázquez, Fran García, Vallejo dhe Ceballos. Po ashtu Alaba dhe Camavinga, ende të zhytur në rikuperimet e tyre.
Metabolometri që Pintus përdori në mesjavë dhe do të shfaqet sërish në mars, është kontribut teknologjik, më i avancuari, me të cilin punojnë futbollistët e bardhë, të mësuar të përdorin pajisjet më të larmishme të gjeneratës së fundit për t’i ndihmuar në punën e tyre.
Nga syzet e realitetit virtual, që përdori Tchouameni për të bërë një kurs të përshpejtuar, deri te shoqëruesi besnik i të dëmtuarve, antigraviteti. “Treadmill Anti-Gravity” u zhvillua me teknologjinë e NASA-s dhe përdoret për të lejuar njerëzit e lënduar të vrapojnë pa e vënë të gjithë peshën e trupit në nyjen e dëmtuar. Alaba, për shembull, vazhdon ta përdorë atë në rutinën e vet të rikuperimit. /Telesport.al/