Napoli jo vetëm që është gjithnjë e më i sigurt se Antonio Conte do të qëndrojë përtej verës, por sipas Matteo Moretto, “Partenopei” i kanë ofruar trajnerit të tyre edhe një kontratë të përmirësuar.
Napoli thuhet se i ka ofruar Contes një kontratë të përmirësuar, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron fuqimisht që tekniku italian të qëndrojë në krye të skuadrës për sezonin 2025-26.
Eksperti i transferimeve Matteo Moretto raporton në X, se fituesit e rinj të Serie A i kanë ofruar trajnerit të tyre një ‘kontratë të përmirësuar’.
Nëse kjo do të thotë një rritje page apo një kontratë më të gjatë mbetet e pasigurt, por sigurisht që “Partenopei” po bën gjithçka që mundet për të bindur Conten të qëndrojë në “Stadio Maradona” për sezonin 2025-26.
Conte mori drejtimin e ekipit verën e kaluar dhe e udhëhoqi “Partenopein” nga vendi i 10-të në sezonin 2023-24 drejt fituesve të titullit në sezonin aktual.
Taktieni italian, pesë herë fitues i Scudettos si trajner, është tashmë nën kontratë me Napolin deri në vitin 2027.
Conte dhe De Laurentiis u takuan të martën në Romë, dhe trajneri mori disa ditë për të menduar për të ardhmen e tij pas takimit.
Juventusi mbetet ndër admiruesit e Contes në Serie A, por “Bianconerët” aktualisht po e ristrukturojnë klubin, duke punësuar një drejtor ekzekutiv të ri, Damien Comolli, kështu që mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë të gjejnë një vend midis Contes dhe Napolit dhe ta tundojnë ish-trajnerin e tyre. /KosovaPress/