Napoli, De Laurentiis: De Bruyne nuk do të jetë emri më i rëndësishëm në këtë afat kalimtar

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, njoftoi transferimin e Kevin De Bruyne te Napoli, duke theksuar se ky nuk do të jetë transferimi më i rëndësishëm i këtij afati kalimtar për kampionin italian.

Belgu 33-vjeçar pritet t’i bashkohet së shpejti Napolit, por De Laurentiis ka njoftuar se do të ketë transferime të tjera në ekip.

“Kjo marrëveshje ka qenë në proces për tre muaj, por nuk do të jetë transferimi më i rëndësishëm. Do të luajmë në katër fronte, do të na duhet të bëjmë shumë transferime. Duam të punojmë mirë dhe nuk duam t’ia lëmë asgjë rastësisë”, tha trajneri i Napolit.

“Askush nuk besonte se Conte do të qëndronte, kështu që në fund ia dolëm ta mbanim. Mos më pyetni për transferimet”, shtoi ai. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Gjakovë: Fillojnë hetimet ndaj të dyshuarit për trafik narkotikësh

Read Next

Mbrojtja e Thaçit kundërshton kërkesën për vazhdimin e paraburgimit