Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në konferencën për media ka folur për arsyet pse nuk ekzistojnë ende tekstet digjitale në sistemin e arsimit.
“Është e vërtetë që tekstet digjitale janë të domosdoshme. Arsyeja që deri më tani nuk kemi mundur të avancojmë në këtë drejtim, përkundër vullnetit dhe buxhetit të ndarë, është sepse Ministria e Arsimit nuk ka ende departament dhe divizion për digjitalizimin”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka bërë thirrje për aplikim në këtë konkurs, teksa ka bërë të ditur se pjesë e projektit do të jetë edhe furnizimi i shkollave me pajisje teknologjike.
“Ne kemi hapur organogramin, i kemi të hapura pozitat për drejtor të departamentit dhe divizionit. Kemi vazhduar me procesin e themelimit të divizioneve dhe departamentit, duke besuar fuqishëm që digjitalizimi është më shumë se i domosdoshëm edhe në aspekt të teksteve shkollore”, ka thënë Nagavci./rtklive