Nagavci: 95% e atyre që aplikuan u kanë dal mjetet, përmbaruesit s’do t’i bllokojnë llogaritë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se 95 për qind e aplikuesëve u kanë dalë mjetet që kanë blerë tekstet shkollore.

Nagavci në seancën e Kuvendit, shtoi se është marrë gjithashtu vendim që të mos bllokohen llogaritë nga përmbaruesi për mjetet që dalin në llogari për blerjen e teksteve shkollore.

“Deri më tani janë kryer pagesa për  më shumë se 95 për qind e subvencioneve. Po vazhdon verifikimi i komisionit dhe po vazhdon Thesari i MF-së. U tha këtu se nuk do të mund të transferoheshin mjetet në llogaritë e prindërve por deri më tani janë kryer më shumë se171 mijë transfere”.

“Asnjë drejtori komunale nuk kemi marrë e-mail zyrtare që nuk janë blerë librat. Nuk kemi pas asnjë shqetësim nga Komunat. Përmes kësaj kemi vizituar shumë komuna dhe i kemi adresuar shumë shqetësime të prindërve, sidomos ata me asistencë sociale”. /EO/

Read Previous

Osmani: Për Asociacionin duhet një model kosovar, s’mund të merren copy-paste modelet tjera

Read Next

KF “Dukagjini” e nis mbarë sezonin 2023/2024 në Ligën e tretë të futbollit të Kosovës