Rafael Nadal, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij, përgatitet për debutimin në
fushat me dhè, sipërfaqja e tij e preferuar. Natyrisht që objektivi i tenistit spanjoll do
të jetë grand slam i Roland Garros, me shpresën që të parakalojë rivalin e mikun e
tij Roger Federer në këtë renditje (të dy kanë nga 20 grand slam të tuar).
Duke folur për këtë rivalitet, Nadal deklaron: “Një tenist duhet të jetë gjithnjë i
motivuar, si kur luan ndaj një tenisti të fortë si Roger ashtu dhe ndaj një tenisti më
pak të njohur. Unë e konsideroj Roger Federer si tenistin më të mirë në histori, por ajo
ndeshje e parë që kemi luajtur bashkë më ka motivuar shumë, për të qenë ky që jam
sot”.
Nadal, në përballjen e parë me Federer, në vitin 2004, fitoi 2-0 ndaj zviceranit në
turneun masters të Majemit. “Ajo fitore mbetet si një nga sukseset e mia më të
bukura. Kam kujtime të jashtëzakonshme nga ajo sfidë dhe fitore, që më hapi dyert
për të qenë fitues”, tha Nadal.