‘Muzeumet e Krujës’ aplikacioni që mundëson vizitë virtuale në Muzeumet e Krujës

Muzeumet e Krujës tashmë ofrohen falas për t’i vizituar online përmes aplikacionit “Muzeumet e Krujës”.

“Kudo që të jeni, muzeumet e Krujës, këtij qyteti me simbolika të forta kombëtare, i keni vetëm një klik larg. Një ftesë për t’i shijuar nga afër. Shkarkoni falas aplikacionin “Muzeumet e Krujës” për platformat Android dhe iOS”, informoi sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Tashmë, prej disa kohësh, shumë muze në vend janë duke përdorur aplikacione për t’u mundësuar vizitorëve të shijojnë thesaret e tyre përmes internetit, një mundësi kjo e nxitur edhe nga masat kufizuese dhe mënyrën e re të jetesës që imponoi pandemia COVID-19.

Pjesë e planit strategjik për periudhën 2019- 2025, aplikacionet janë shtrirë edhe në muzeumet e Krujës.

Margariti shprehet se ky shërbim vjen pa asnjë lloj pagese dhe gjithashtu jo vetëm për ata persona që jetojnë brenda vendit, por edhe jashtë tij./KultPlus.com

Read Previous

Gjakovë, inskenoi kidnapimin e vet për t’ia marrë 5 mijë euro nënës së tij, dënohet me 900 euro

Read Next

Kjo është ngjyra më e ndritshme në botë